×
  • Sport
  • Sport

    Partizani nuk di për humbje, mposht Tiranën

    Reporteri
    13 Mars 2021 | 16:01

    Partizani ka fituar me rezultat 2-1 si mysafire në derbin e zjarrtë ndaj KF Tiranës në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Shqipërisë.


    Partizani nuk njeh humbje në deri këtë sezon dhe mposht Tiranën e Orges Shehit, që vinte nga tre fitore radhazi. Kthehet tek suksesi pas tre ndeshjesh skuadra e Ilir Dajës, që imponohet 1-2 në Selman Stërmasi me golat e Belicës e Bardhit, duke zhvleftësuar golin spektakolarë të Hoxhallarit.

    Në një ndeshje të luftuar, me dy skuadra që kërkonin fitoren për të vazhduar ndjekjen e objektivave, të kuqtë kaluan në avantazh me Belicën, në minutën e 28. Qendërmbrojtësi befasoi në zhvillimet e një goditje këndi, duke i dhënë avantazhin të besuarve të Dajës, por duke shkaktuar në anën tjetër reagimin e bardhë-bluve. Në këtë këndvështrim, kënaqësia zgjati fare pak, sepse Hoxhallari shënoi një gol magjik me goditje dënimi, duke befasuar Hoxhën në shtyllën e dytë. Në minutën e 38 mbrojtësi i Tiranës lëshoi një të majtë të pakapshme për portierin që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke lënë barazimin në fuqi pas 45 minutash.

    Në pjesën e dytë skuadrat duhet të bënin diferencën, duke dhënë diçka më shumë, gjë që e bën Partizani, që rimori sërisht avantazhin në derbin e kryeqytetit në minutën e 59.

    Në Selman Stërmasi Jurgen Bardhi shënoi golin e dytë për të kuqtë, duke finalizuar një aksion fantastik, pas një sugjerimi inteligjent të Cinarit. Nuk mund të bëjë asgjë Bekaj në këtë rast, me portierin e Tiranës që nxori përsëri topin nga rrjeta.

    42 pikë për të kuqtë që barazojnë me pikë Vllazninë dhe qëndrojnë një pas Lacit kryesues./lapsi.tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!