×
  • Sport
  • Sport

    Pas 25 viteve, Ismet Krasniqi rrëzon Besim Hasanin nga kreu i KOK-ut

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 20:50

    Ismet Krasniqi është presidenti i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës. Krasniqi arriti ta rrëzonte nga kjo pozitë pas më shumë se dy dekadave, Besim Hasanin.


    Nga 105 delegatë të pranishëm, 53 vota mori Krasniqi, 49 Hasani dhe 11 kandidatja nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Linda Shala.

    Kandidatura e Krasniqit erdhi nga Federata e Karatesë së Kosovës.

    Tashmë ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka pranuar me sportivitet humbjen në garën për të parin e këtij Komiteti, duke i uruar suksese Ismet Krasniqit.

    ”Të nderuar delegatë, dëshiroj t’iu falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për më shumë se dy dekada, ku kemi arritur të avancojmë sportin që ka autoritet në botën ndërkombëtare. Uroj që Ismet Krasniqi si kryetari i ri i KOK-ut ta shtyejë këtë proces më tutje. Ishte fitore më se e merituar dhe i uroj suksese e plotë shëndet”, deklaroi Hasani.

    Por kjo mbledhje nuk u përcoll pa tensione. Legjenda e boksit Aziz Salihu lëshoi mbledhjen në mënyrë demonstrative pasi nuk u përshëndet nga ish-kreu i KOK, Besim Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!