×
  • Sport
  • Sport

    Pas 93 ditësh pushim, sot rikthehet futbolli me një derbi ‘të nxehtë’

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 12:22

    La Liga do të rikthehet sonte me një derbi “të nxehtë” mes Sevillas dhe Real Betisit, pas rreth tre muajsh pa asnjë ndeshje futbolli.


    Ndeshja e fundit e zhvilluar në elitën e futbollit spanjoll ishte mes Real Sociedadit dhe Eibarit (2:1) më 10 mars – 93 ditë më parë.

    Ndeshja në “Ipurua” ishte e para në La Liga që u zhvillua mbrapa dyerve të mbyllura shkaku i pandemisë me koronavirus.

    Disa ditë më vonë Federata e Futbollit të Spanjës vendosi ta pezullojë edicionin.

    Ndryshe, deri në përfundim të edicionit aktual në La Liga, kanë mbetur të zhvillohen edhe rreth 11 xhiro.

    Gjithashtu, pritet të jetë një garë “e nxehtë” mes Barcelonës dhe Real Madridit në luftën për titull.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!