Sot janë mbajtur zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës. E zgjedhjet në këtë institucion të rëndësishëm të sportit sollën shumë befasi. Pas 25 viteve në udhëheqje të KOK-ut, Besim Hasani, ka pësuar humbje nga Ismet Krasniqi, i cili do ta zgjedh për 4 vite.
Krahas Hasanit, edhe Memli Krasniqi, që është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk arrit të rizgjidhet në postin e nënpresident të KOK-ut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Krasniqi ishte nënpresident i Parë i KOK-ut në periudhën 2017-2020.
Në garë për ta nxënë një vend si nënkryetar i KOK-ut, Krasniqi u mposhtë nga Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi, Eugen Saraqini dhe Mimoza Shkodra-Bislimi, të cilët do të jenë nënpresident të KOK-ut në Ciklin Olimpik 2021-2024.
Ndërkaq Krasniqi, pos si deputet i Kuvendit, do të vazhdoj t’i mbajë disa pozita të tjera në sportin kosovar.
Ai është kryetar nderi dhe nënkryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.
E pas këtyre zgjedhjeve pa post në KOK mund të mbetet edhe një figurë tjetër e PDK-së.
Me rithemelimin e komisioneve të KOK-ut, Selimi, që ishte edhe ministër i Jashtëm, do të mund të mbetet jashtë Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku bën pjesë.
Por, në KOK do të vazhdoj të mbetet Shasivar Haxhijaj, ish-këshilltar i Memli Krasniqit sa ky ishte ministër i Bujqësisë dhe Ministër i Sportit, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.