×
  • Sport
  • Sport

    Goditja brutale me këmbë, shpërfytyron frikshëm lojtarin legjendar të UFC

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 8:16

    Ndeshja mes Marlon Verës dhe Frankie Edgar ishte tepër e fortë, por një shkelm që Edgar mori në fytyrë vulosi rezultatin. Humbja e Edgar në UFC 268 erdhi pas shkelmit të fuqishëm që mori në fytyrë dhe ky shkelm u bë viral edhe në rrjetet sociale.

    40-vjeçari arriti të duronte tre raunde dhe në të tretin pëson një nokaut të jashtëzakonshëm nga rivali që i jep me këmbë një goditje poshtë mjekrës.

    Shumë persona e krahasuan fytyrën e Edgar me personazhe filmash të çuditshëm dhe disa bënë shaka edhe me faktin se ai ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit.

    Kjo ndeshje me rezultat tepër negativ për Edgar mund të jetë e fundit, pasi ish-kampioni i peshave të lehta ka humbur dy herë këtë vit dhe katër herë në pesë ndeshjet e tij të fundit.

    Edgar ishte i vetmi luftëtar që u eliminua në kartën kryesore në UFC 268.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!