×
  • Sport
  • Sport

    Pas lajmit për vdekjen e Florijana Ismailit, reagon Ramush Haradinaj

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 20:14

    Është gjetur sot trupi i pajetë i futbollistët shqiptare Florijana Ismaili.


    Futbollistja 24-vjeçare u gjet në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku ishte zhdukur të shtunën e kaluar, shkruan Reporteri.net

    Trupi i saj ishte gjetur në zonën Musso në thellësi prej 204 metrash.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në facebook ku është shprehur thellësisht i pikëlluar për vdekjen e shqiptares.

    “Thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtarës zvicerane. Në këto çaste të rënda, duke ndarë dhimbjen me familjen Ismaili, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

    Kujtojmë që zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili rreth orës 17:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!