Fillimi i invazionit rus në Ukrainë, ishte i rëndë për Abramovich, ngase ky i fundit pas vendosjes së sanksioneve së qeverisë britanike në drejtim të tij, njoftoi publikun se do ta shesë Chelsean, klub të cilin e mban në pronësi që 19-të vite.
Sanksioneve të rrepta të qeverisë britanike ndaj pronarit të Chelseas, u paraprinë dyshimet se ai mban marrëdhënie shumë të mira dhe se konsiderohet të jetë shumë i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Por, çka pas largimit të Ambramovich nga klubi londinez?
Siç raportojnë Telegraph dhe Fanatik, Abramovich ka shprehur dëshirë të blejë klubin nga Turqia, Göztepe Izmir. Ndërsa, në anën tjetër gazeta angleze “The Sun” raporton se Abramovich nuk ka shfaqur tendencë për blerjen e klubit turk, duke thëne të gjitha këto janë vetëm thashetheme.
Klubi e rrezikon largimin nga Super Liga Turke, pasi momentalisht gjenden në vendin e 18-të.
Pse Abramovich është i lidhur me blerjen e mundmshme të një klubi në Turqi?
Gjëja e parë dhe kryesore e cila vjen në mend është fakti se Turqia nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, njëkohësisht Abramovich, mund t’iu ikë sanksioneve të mundshme.
Kujtojmë, që Roman Abramovich, bleu Chelsean, në vitin 2003, dhe që nga ajo kohë klubi nga Londra ka arritur sukseset më të mëdha në historinë e saj, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Chelsea me Abramovich është shpallur dy herë fitues i garës më prestigjioze evropiane, Uefa Champions League, njëkohësisht duke fituar disa here edhe ‘Premier League’ si dhe disa herë edhe kupat e ligës.
Chelsea vitin e kaluar e mposhti Manchester Cityn, në finalen e Uefa Champions League, me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga reprezentuesi gjerman, Kai Havertz.