×
  • Sport
  • Sport

    Pas largimit të Buffonit, PSG-ja e do një tjetër portier italian

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 16:12

    Largimi i Gianluigi Buffon nga PSG, ka bërë që këta të fundit të nisin kërkimet për portier të ri.


    Objektiva e parë e parisienëve ishte David De Gea, por Manchester United dëshiron ta mbajë në skuadër spanjollin.

    E gjendur në këtë situatë, drejtuesit e PSG-së kanë kthyer vëmendjen në Itali, ku synimi është Gianluigi Donnarumma i Milanit, transmeton kp. Portieri i talentuar mund të jetë i sakrifikuari i madh për shkak se Milani duhet të shesë dikë për të rregulluar bilancet e klubit.

    Raportohet që oferta e PSG-së do të jetë gati 60 milionë euro, një shifër që do t’i jepte frymëmarrje shumë Milanit, për sa i përket buxhetit të kufizuar që ka, kjo dhe për shkak të mos kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!