×
  • Sport
  • Sport

    Pas Majlindës edhe Nora Gjakova shpartallon kundërshtaren e saj, e prek çerekfinalen

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 12:54

    Dy vashat kosovare të cilat janë duke garuar në garat e Minsk 2019, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë shënuar fitoret e tyre të para.


    Majlinda Kelmendi mposhti zviceranen Fabbiene Kocher, në kategorinë deri në -52 kilogramë, shkruan Reporteri.net

    Para pak minutash edhe Nora Gjakova ka shënuar fitoren e saj duke kaluar në çerekfinale.

    Gjakova mposhti francezen tejet të papërshtatshme, Priscilla Gnetto në kategorinë deri në -57 kilogramë.

    Kujtojmë që ndeshjet e Majlindës dhe Norës mund t’i ndiqni LIVE në faqen zyrtare të KOK-ut përmes transmetimit nga RTK./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!