Është gjendur i vrarë, më pastaj i varrosusr në një varr masiv me nënën dhe babain e tij, përcjell Reporteri.net.
Bëhet fjalë për Oleksandr Sukhenko, i cili ishte futbollist ukrainas i lindur në vitin 1995, ku kishte luajtur në Ligën e Dytë të Ukrainës me ekipin rajonal të FC Kudrivka.
Anipse ai nuk luajti në liga prestigjioze, Sukhenko përsëri ishte shumë i njohur në Ukrainë
Megjithatë, orët e fundit ka mbërritur lajmi për vdekjen e tij tragjike.
Agjencia ukrainase UNIAN raportoi historinë e trishtë të sulmuesit të vrarë së bashku me nënën e tij Olga dhe babain Igor.
Mediat në Ukrainë raportojnë se forcat ruse i kishin premtuar Oleksandrit se nuk do t’iu ndodhte asgjë dhe se do të ktheheshin të gjallë, por kjo nuk ndodhi, tani vërhet qartë epilogu i cili është dramatik.
Foto:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.