×
  • Sport
  • Sport

    Pas Maxi Lopezit, Wanda Nara e tradhton edhe Mauro Icardin dhe atë me një futbollist të martuar

    Reporteri
    09 Gusht 2022 | 11:37

    Wanda Nara ka qenë protagoniste e ditëve të fundit për veprimin e saj të pabesë ndaj bashkëshortit të saj.

    Bukuroshja argjentinase e ka tradhtuar Mauro Icardin, njoftojnë mediat argjentinase, përcjell “Gazeta Express”.

    Madje, sipas tyre, 35 vjeçarja e ka gjetur qetësinë në krahët e një futbollisti të martuar në Argjentinë.

    Gjithnjë sipas mediave jug-amerikane, Wanda Nara po planifikon të ndahet përfundimisht nga futbollisti i Paris Saint-Germainit, të cilit ia ka kërkuar edhe shkurorëzimin.

    Kjo nuk është hera e parë që “showgirl” e tradhton burrin.

    Një gjë të tillë, në një rast edhe më të rëndë, ajo e kishte bërë me Maxi Lopezin.

    Wanda ishte e martuar me futbollistin argjentinas dhe ishte dashuruar në shokun e tij të ngushtë, Icardi.

    Si rezultat, ajo ishte ndarë nga babai i fëmijëve të saj për t’u bërë bashkë me ish-futbollistin e Interit.

    Nga ajo kohë, ata kanë kaluar mirë së bashku, por gjithçka u prish kur Icardi paraprakisht bëri pabesi duke e tradhtuar atë me bukuroshen China Suarez, shkruan “Gazeta Express”.

    Sidoqoftë, Wanda Nara e kishte falur burrin e saj dhe dukej se tek çifti po kthehej qetësia.

    Mirëpo, ditët e fundit kanë qenë tronditëse për Icardin, edhe pse ai e ka postuar një fotografi nga Ibiza e Spanjës, ku shihet së bashku me gruan e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!