×
  • Sport
  • Sport

    Pas Muriqit e Veselit, edhe një shqiptar i bashkohet futbollit turk

    Reporteri
    24 Gusht 2019 | 10:49

    Një tjetër futbollist shqiptar pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit turk.


    Mesfushori nga Kosova, Përparim Hetemaj ka pranuar të largohet nga futbolli italian pas nëntë viteve të kaluara aty.

    Reprezentuesi i Finlandës fillimisht kishte luajtur për Brescian, ndërsa më vonë iu bashku Chievos.

    Mediat italiane dhe ato turke kanë raportuar se Hetemaj ka arritur një marrëveshje me skuadrën e njohur turke Sivaspor.

    32-vjeçari do të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me klubin nga Superliga e Turqisë.

    Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!