×
  • Sport
  • Sport

    Pas Muriqit edhe Donis Avdijaj në Turqi, ky është klubi i tij i ri

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 21:06

    Donis Avdijaj është bërë me skuadër të re. Ai ka ndjekur rrugën e Vedat Muriqit dhe sezonin e ri do të luajë në Turqi.


    Por Avdijaj do të jetë kundërshtar i Muriqit.

    Anësori kosovar ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Tranzosporin, ku pritet të përfitojë rreth 250 mijë euro në sezon, shkruan Reporteri.net.

    “Është arritur marrëveshja katërvjeçare me futbollistin profesionist Donis Avdijaj, i cili vjen me parametra zero”, ka njoftuar klubi turk.

    Kujtojmë se Avdijaj kishte disa paraqitje të mira për Kosovën ku shënoi edhe gola, por më pas mbeti jashtë pasi nuk ishte aktiv në skuadrat ku ishte pjesë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!