×
  • Sport
  • Sport

    Pas Nations League, Franca, është ajo që i ka fituar të gjitha trofetë e futbollit ndërkombëtar

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 8:45

    Kombëtarja e Francës ka arritur të fitojë edhe trofeun e Nations League. Me golat e Karim Benzema dhe Kylian Mbappe, “Gjelat” fituan 2-1 ndaj Spanjës në finalen e “San Siros” dhe merituan trofeun më të ri në futbollin kontinental.

    Franca me këtë trofe të fundit ka vendosur edhe një rekord që nuk ishte arritur ndonjëherë nga asnjë përfaqësueseje. Ajo bëhet vendi i parë në histori që ka fituar radhazi Kampionatin Europian, Kampionatin Botëror dhe Nations League.

    Synimi i radhës, për “blutë” e Didier Deschamps, është mbetet të përsërisë suksesin e para katër viteve, pra të fitojnë edhe Kupën e Botës në “Katar 2022”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!