Pas pesë ndeshjeve jo të mira të Kosovës, ku Kombëtarja e jonë pësoi tri humbje dhe barazoi në dy të tilla. Në një postim të tij në orët e vona të natës, Samir Ujkani përmend edhe Federatën e Kosovës.
Kosova pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit kundër Greqisë, ku edhe barazoi pas një ndeshje të mirë.
Në anën tjetër, kapiteni i parë i Kosovës që nuk luajti në Greqi ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.
“Po e përmbyllin nje grumbullim shume te vështirë për të gjithë ne: ekipin, stafin, Federatën dhe pjesën tonë të pandashme, tifoztë, adhuruesit dhe përkrahësit tonë më të mëdhanjë që janë gjithmonë afër nesh”, ka shkruar Uklani.
“Të gjithë e dimë sesa vështirë ka qenë për ne të rikthehemi pas ndeshjes se parë, në të cilën nuk arritëm ta realizojmë ëndrrën tonë të përbashkët si popull, por treguam se kemi karakter, jemi një grup dhe shumë të bashkuar e të vendosur për ta kaluar këtë periudhe të veshtirë!”, ka thënë ai.
Në fund, ai ka bërë thirrje që të përkrahet Kosova.
“Kosovës i duhet forca dhe përkrahja e gjithsecilit për ta tejkaluar këtë moment dhe kemi nevoje për ju”.
https://www.instagram.com/p/CGYFmhwh_Ln/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.