×
  • Sport
  • Sport

    Pas përfundimit të ndeshjes, dy skuadrat kosovare bëjnë iftar së bashku në Gjakovë

    Reporteri
    16 Mars 2024 | 23:33

    KB Trepça shënoi sot fitore ndaj KB Vëllaznimit me rezultat të ngushtë, 77:80 në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë, në palestrën “Shani Nushi”.

    E pas ndeshjes, KB Vëllaznimi dhe KB Trepça bënë iftar së bashku.

    “Në Gjakovë ishim në shtëpinë tonë. Shembull i mikpritjes, si çdo herë. Pas një ndeshëje të fortë në parket, miqësia jonë vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë. Darkuam së bashku në sofrën e paqtë të iftarit, në konakun e kryesisë së klubit Gjakovarë, rezultati i ndeshjes mbeti në rend të dytë, ashtu se si duhet të jetë gjithmonë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”, thuhet në njoftimin e mitrovicasve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!