Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero, ka marrë vendimin përfundimtar për karrierën e tij.
33 vjeçari nuk ka luajtur tash e një kohë të gjatë për shkak të disa komplikimeve që kishte në zemër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Blaugranët me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në tëitter kanë njoftuar se argjentinasi do të mbaj një konferencë për media të mërkurën, ku edhe do të zbuloj të ardhmen e tij.
“Këtë të mërkure (në orën 12:00), Sergio Aguero do të paraqitet (në një konferencë për media) në Camp Nou për ta sqaruar të ardhmen e vet. Në konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta”-thuhet në njoftimin e klubit.
Aquest dimecres (12 hores), tindrà lloc a les instal·lacions del Camp Nou la compareixença de @aguerosergiokun per explicar el seu futur. L'acte que comptarà també amb la participació de Joan Laporta, president del FC Barcelona i del jugador del primer equip de futbol. pic.twitter.com/RoS92i16Iy
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) December 14, 2021
Kujtojmë që pas ekzaminimeve të duhura mjekësore ka rezultuar që 33 vjeçari ka probleme me të rrahurat e zemrës, gjë kjo e cila do të ia pamundësoi rikthimin në fushën e blertë./Gazeta Reporteri/