×
  • Sport
  • Sport

    Pas Salah, Liverpooli arrin marrëveshje edhe me Virgil van Dijk për vazhdimin e kontratës

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 13:13

    Një tjetër lajm i mirë vije për tifozët e skuadrën më të famshme angleze Liverpool, shkruan Reporteri.net.

    Pas vazhdimit të kontratës me yllin e skuadrës, Muhamed Salah, ekipi nga “Anfield Road”, ka arritur marrëveshjen edhe me mbrojtësin Virgil van Dijk për vazhdimin e kontratës.

    Kështu ka konfirmuar gazetari, Fabrizio Romano i cili raporton se mbrojtësi holandez do të nënshkruaj edhe për dy vite të tjera, kontratë e cila skadon me 30 qershor 2027.

    “E KONFIRMUAR: Marrëveshja e re e Virgil van Dijk në Liverpool deri në vitin 2027 do të shpallet së shpejti ❤️ ©️ Liverpool dhe kampi i lojtarëve kanë miratuar të dy dokumentet, detajet e marrëveshjes për dy vjet”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!