×
  • Sport
  • Sport

    Pas shumë vitesh, Ronaldinho viziton “Camp Noun” dhe ka një mesazh për tifozët e Barcelonës

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 17:50

    Ronaldinho është rikthyer edhe njëherë në stadiumin e Barcelonës “Camp Nou”, jo për të luajtur por, për ta vizituar atë.


    Faqja zyrtare e Barcelonës në “Twitter”, pak minuta më parë e ka ndarë një video me tifozët e saj, ku Ronaldinho shkon për ta vizituar stadiumin “Camp Nou”, shkruan Reporteri.net.

    Ky tempull padyshim që i jep emocion brazilianit, pasi dhuroi magji në kohën kur ai ishte futbollist aktiv tek Barcelona në vitet 2004 – 2008.

    Ndërkaq, Ronaldino dha edhe një mesazh të madh për tifozët e Barcelonës dhe njerëzit që dëshirojnë ta vizitojnë stadiumin.

    “A dëshiron të mësoni historinë e Barcelonës?”. “Ejani dhe vizitoni, nuk do të zhgënjeheni”, tha Ronaldinho në videon drejtuar tifozëve të Barçës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!