×
  • Sport
  • Sport

    Pas Sir Bobby Charlton – Rooney konsiderohet si futbollisti më i mirë anglez

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 8:33

    Wayne Rooney konsiderohet nga shumë analistë të futbollit si lojtari më i mirë anglez që nga koha e Sir Bobby Charltonit.


    Nuk ka dyshime rreth karrierës së tij sa ishte pjesë e Manchester United, aty ku arriti të fitojë shumë trofe e të thyejë rekorde.

    Por, nuk duhet shikuar vetëm rekordet e tij që të thuhet se ai është futbollisti më i mirë anglez që nga kohërat e vjetra e në futbollin modern.

    Ai ishte një numër 10-të fantastike edhe pse gjatë karrierës së tij më shumë ka luajtur si numër 9-të.

    Ka shumë tifozë që mendojnës e Frank Lampard, Steven Gerrard e David Beckham ishuin më të mirë se Rooney, mirëpo nuk qëndron kjo gjë.

    Ai kishte një këmbë të djathtë fantastike dhe pasimet e tij ishin milimetrike, duke bërë që gjërat e vështira të duken të thjeshta.

    Rooney gjithashtu fiton debatin sasior: lojtari me më së shumti gola në historinë e Anglisë (53, me Charlton që vije pas tij); i dyti për nga paraqitjet për Anglinë (120) pas Peter Shilton (125); katër herë është shpallur si lojtari më i mirë i vitit (2008, 2009, 2014 dhe 2015); golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Ligës Premier (208) pas Alan Shearer (260); dhe pesë tituj të Ligës Premier në 13 vjet të shkëlqyera te Manchester United, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2008.

    Me pak fjalë, ky Nr.9 me talent të pabesueshëm ishte një super yll: ai mori goditje të lira, penalltitë … ai ishte një përfundues i plotë me shumë karakter. Tani, kemi vetëm trajnerin Rooney.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!