Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, u ka thënë drejtuesve të klubit se ai dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni, pas një zënkë të madhe me trajnerin Jurgen Klopp.
Sipas burimeve të AS nga brenda zhveshtores së Liverpoolit, egjiptiani Mohamed Salah kishte mbetur shumë i zemëruar pas zënkës që e pati me trajnerin e tij, Jurgen Kloppin, saqë tani ia ka bërë të ditur klubit se dëshiron të largohet.
Megjithatë, pronarët e Liverpoolit ndërhynë në këtë situatë për ta qetësuar situatën dhe tentuan ta bindin lojtarin që ta harrojë idenë për t’u larguar nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
Nëse edhe në fund të sezonit, Salah e dëshiron me ngulm largimin nga “Anfield”, atëherë drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lejojnë atë të largohet, nëse klubet e interesuara për të bëjnë oferta mjaftueshëm të mira.
Nëse Salah futet në treg këtë verë, shumë nga klubet më të mëdha evropiane do ta shprehnin interesimin për të, që është njëri ndër lojtarët më të vlerësuar për momentin.
Ai i ka shënuar 22 gola në 45 ndeshej të këtij sezoni, mirëpo nuk e ka arritur nivelin që e tregoi sezonin e kaluar, kur i shënoi 44 gola në 52 ndeshje dhe përfundoi në vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë të Evropës, pas Lionel Messit.
Kontrata e Salahut me Liverpoolin është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Ai iu bashkua klubit anglez më 1 korrik të vitit 2017, ndërsa e rinovoi këtë kontratë vetëm 1 vit e një ditë më vonë, më 2 korrik të vitit 2018.
Çmimi i tij, sipas transfermarkt, besohet se është 135 milionë funta, mirëpo Liverpooli pritet të pranojë vetëm oferta më të larta për egjiptianin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.