×
  • Sport
  • Sport

    Pasi e lavdëroi, Marku ia kthen Luan Krasniqit: Jam rritur duke parë ndeshjet tua, e ti sot shkruan për mua

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 23:57
    Florian Marku during todays Media Day 22 September 2021 Picture By Ian Walton Matchroom Boxing

    Ish-boksieri i madh kosovar, Luan Krasniqi ka reaguar lidhur me meçin e madh të Florian Markut nesër.

    “Nesër, në Tiranë, Florian Markun e pret një luftë e rëndësishme. Jam i bindur se me talentin e veçant dhe vullnetin e vendosmërin e tij, do te triumfon si edhe në luftën e kaluar. Unë e përgëzoj dhe uroj që me suksesin e tij të na gëzon edhe mëtej!”, shkroi Krasniqi.

    E për këtë, ka reaguar edhe Florian Marku.

    Në postimin e Krasniqit, Marku shkroi: Shumë i lumtur duke lexuar nga një legjend i boksit siç je ti këto fjalë. Jam rrit duke parë ndeshjet tua edhe sot ti shkruan për mua. Kjo është krenari. Faleminderit për përkrahjen do të bëj ty e të gjithë ju që më përkrahni krenar nesër”.

    Marku do të boksojë nesër në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Luan Krasniqi reagon para ndeshjes së madhe të Florian Markut në Tiranë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!