×
  • Sport
  • Sport

    Pasi e shfaqi sërish Kosovën si pjesë të Serbisë, reagon klubi i njohur anglez

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 11:03

    Vetëm pak minuta pasi e publikoi një video ku Kosova shfaqet si pjesë e hartës së Serbisë, Manchester Unitedi reagoi duke e fshirë videon dhe duke e zëvendësuar hartën e gabuar me flamurin serb.


    Manchester Unitedi do të përballet nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

    Për këtë arsye, klubi e publikoi një video ky lojtari serb i skuadrës, Nemanja Vidic, flet për vendlindjen e tij, transmeton  Express.

    Megjithatë, përderisa Matici nuk tha asgjë për Kosovën, vetë faqja zyrtare e Manchester Unitedit gaboi duke e shfaqur Kosovën si pjesë të Serbisë në hartën e shfaqur në videon e publikuar.

    Tifozët shqiptarë të “Djajve të kuq” ishin ankuar për të njëjtën gafë edhe para disa muajve, kur klubi kishte reaguar duke kërkuar falje.

    E megjithatë, duket se punonjësit e klubit nuk kishin mësuar nga gabimi i tyre, pasi që të njëjtën gabim e përsëritën edhe sot.

    Por, reagimi i faqes së “Djajve të kuq” ishte i shpejtë dhe ata e fshinë videon e publikuar me hartën e gabuar dhe e publikuan një të re ku shfaqur vetëm flamuri serb.

    Tifozët shqiptarë të gjigantit anglezë kishin reaguar edhe disa muaj më herët për të njëjtën arsye, derisa klubi i kishte kthyer përgjigje pozitive duke i kërkuar falje.

    https://www.facebook.com/manchesterunited/videos/521555018658297/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!