×
  • Sport
  • Sport

    Pasi mori trajnerin, Liverpooli mendon për dy lojtarë të Feyenoordit

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 22:22

    Liverpooli ka identifikuar dyshen Mats Wieffer dhe Lutsharel Geertruida të Feyenoordit si transferime të mundshme të verës.

    “Të kuqtë” pritet të zyrtarizojnë menaxherin holandez, Arne Slot, i cili ngriti Feyenoordin në nivelet më të larta.

    Sipas Football Insider, Slot mund të mos jetë i vetmi që niset në drejtim të Anfieldit. Bashkë me të në Liverpooli mund të transferohen edhe mbrojtësit Geertruida dhe Wieffer.

    Liverpooli besohet se ka monitoruar formën e dy lojtarëve për një kohë të gjatë.

    Geertruida mund t’i kushtojë Liverpoolit 25 milionë funte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!