Zlatan Ibrahimovic ka thënë se për të është shumë e lehtë të shënojë gola, pasi realizoi het-trik në fitoren e La Galaxy 7:2 kundër Sporting Kansas City, duke e thyer një rekord të klubit, po ashtu.
Me het-trikun e shënuar të dielën mbrëma, Ibra e arriti shifrën e 26 golave në MLS këtë sezon, duke e thyer rekordin e Carlos Ruiz si lojtar më me së shumti gola në ligë brenda një sezoni për LA Galaxy.
Për Galaxy kjo ishte fitorja e katërt radhazi e cila i ndihmon të ngrihet në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore, me një pikë më shumë se San Jose.
Duke folur pas ndeshjes, ish-sulmuesi i PSG-së, Barcelonës dhe Interit bëri komente tipike të tij.
“Të shënosh gola është e lehtë, thjesht duhet të jesh si Zlatani dhe goli vjen”, tha 37-vjeçari.
“Unë përpiqem ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë dhe kjo mënyrë është duke shënuar gola. Kam shënuar dhe duhet të vazhdoj të shënoj”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.