×
  • Sport
  • Sport

    Pasi sigurimi ia rrahu portierin, trajneri i Turqisë pyet: Ku mbeti vëllazërimi i turqve dhe shqiptarëve?

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 23:32

    Kosova U21 ka mposhtur sonte në ‘Fadil Vokrri’ Kombëtaren U21 të Turqisë me rezultat 3-1, pas një super-paraqitjeje të djelmoshave të Rafet Prekazit.


    Mirëpo, rezultatit i ka dhënë hije të keqe një incident që ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Sigurimi i stadiumit, sipas trajnerit turk ka rrahur portierin e kësaj skuadre, duke e mbështetur atë për muri e duke e shtyrë me grushte.

    I frustruar nga ky gjest ka reaguar trajneri i cili është përfshirë në rast duke u konfrontuar fizikisht me sigurimin e stadiumit e duke kërkuar që t’i qërojë hesapet me ta.

    Në një video disa-sekondëshe të siguruar nga Reporteri.net shihet përplasja e trajnerit turk me stafin e sigurimit të stadiumit. Gazetari i Reporterit nuk është lejuar që të marrë më shumë pamje nga incidenti.

    Pasi ‘gjakrrat janë qetësuar’, trajneri turk ka mbajtur një konferencë për media derisa i zhgënjyer nga sjellja e sigurimit ka pyetur se: Ku mbeti vëllazërimi ndërmjet turqve dhe shqiptarëve?

    Ai është shprehur i lënduar nga mikëpritja e stafit të stadiumit, por ka thënë se për këtë gjest unë nuk e përfshijë të gjithë popullin, duke aluduar se jo të gjithë kosovarët janë të tillë.

    Kujtojmë që Kosova pas kësaj fitore ka pikët maksimale pas dy xhirove të luajtura, përderisa Turqia ka luajtur tre ndeshje dhe ka arritur në kuotën e 4 piëkve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!