×
  • Sport
  • Sport

    Pasi tifozët fyen pronarin e Hoffenheim, skuadra e Bayernit bëri një gjest madhështor

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 18:33

    Sot, ka ndodhur një gjest i shëmtuar në takimin ndërmjet Hoffenheimit dhe Bayernit, duel ky në kuadër të xhiros së 24’të në Bundesligë.


    Kur po zhvillohej minuta e 77’të, tifozët e bavarez shpalosën një mesazh fyes në tribuna për pronarin e Hoffenheimit, Dietmar Hopp, shkruan Reporteri.net.

    Me këtë rast, gjyqtari i ndeshje vendosi ta ndaloi takimin për disa minuta, deri sa gjendja të qetësohej. Ndërkaq me të u futur në fushë, lojtarët e Bayernit bën gjestin e madh, ata kaluan topin tek lojtarët e Hoffenheimit dhe nuk shënuan për gjatë 15 minutave të fundit.

    Kujtojmë se takimi u mbyll në 0:6 në të mirë të bavarezve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!