×
  • Sport
  • Sport

    Pasi trajneri zviceran po korrë suksese me Kosovën, Ambasada e Zvicrës ka disa fjalë për ‘Dardanët’

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 18:42

    Përfaqësuesja e Kosovës shënoi fitore të madhe mbrëmë duke mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ Malin e Zi me rezultat 2-0.


    Skuadra e Bernard Challandes ishte superiore prej fillimit e deri në fund, duke arritur madje të krijojë raste edhe për ta thelluar epërsinë, shkruan Reporteri.net

    Kësaj fitoreje iu është gëzuar edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë duke i uruar edhe më shumë suksese ekipit të Bernard Challandes.

    “Urime ekipit kombëtar të Kosovës, i cili e arriti edhe një fitore tjetër dje. Ne i urojmë Kosovës dhe trajnerit Challandes shumë suksese të tjera”, shkroi në Facebook Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.

    ‘Dardanëve’ iu nevojitet një fitore kundër Çekisë dhe së paku një barazim ndaj Anglisë për ta siguruar plasmanin për në Euro 2020./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!