Stafi teknik i Fenerbahçes ndoqi ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi ku “Dardanët” triumfuan me rezultat 2:0, derisa në fokusin kryesor ishte Florent Hadërgjonaj, futbollisti i Huddersfield.
Fenerbahçe tashmë ka nisur punën që ta ndërtojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.
Siç raporton “Hurriyet”, gjiganti turk ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës Florent Hadërgjonaj.
Fenerbahçe e cila ka në përbërje sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi, i ka bërë përshtypje edhe paraqitja e mirë e Hadërgjonajt ndaj Malit të Zi.
Për shkak se Isla dhe Dirar priten të largohen nga Fenerbahçe, krahu i djathtë te Fenerbahçe mund të mbulohet mjaft mirë nga “tigri” deçanas Florent Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj ndaj Malit të Zi ka luajtur në krahun e djathtë të mesfushës dhe jo në mbrojtje-pozicionin e tij natyral-poreksperimenti i trajnerit Bernard Challandes rezultoi të jetë i qëlluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.