×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u bë viral në rrjetet sociale, gjyqtarët e huaj kopjojnë foren e Nuzës

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 20:16

    Ndeshja për ditën e çlirimit të Prishtinës, në mes të ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, është bërë hit viral nëpër rrjetet sociale.


    “Fajtori” për këtë është referi gjyqtari i ndeshjes Genc Nuza. Pas një ndërhyrje në Milot Rashicën nga Muharrem Sahiti, gjyqtari Nuza e thërret këtë të fundit. Sahiti pret që të ndëshkohet me të verdhë nga Nuza ai nga xhepi në vend të kartonit nxjerr një faculetë ku fshinë djersët.

    Këtë fore të Nuzës e ka kopjuar një refer në një nga ligat e huaja, shkruan Reporteri.net.

    Si edhe në rastin e ndeshjes të luajtur në Prishtinë edhe lojtari i huaj buzëqesh pas “vendimit” të gjyqtarit, ashtu si edhe futbollistët e dy skuadrave.

    Kujtojmë se videoja e Nuzës është bërë viral dhe është botuar në median e njohur sportive madrilene, AS të Spanjës./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!