×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u kthye në stërvitje, kështu i urojnë mirëseardhje Rashicës yjet e Kosovës

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 12:49

    Milot Rashica u rikthye në stërvitje të plota me klubin pas një mungese tri javore për shkak të lëndimit muskularë që e la atë jashtë ndeshjeve kualifikuese të Kosovës.


    Tani ai është në garë për një vend startues në vikendin që po vjen dhe ky lajm është i mirëseardhur jo vetëm për Rashicën, por edhe për selektorin Challandes i cili do ta ketë në top formë për ndeshjet e radhës, shkruan Reporteri.net

    Lajmit për rikthimin e tij i janë gëzuar edhe yjet e Përfaqësueses së Kosovës, të cilët i kanë uruar mirëseardhje në mënyra të ndryshme.

    Fillimisht ishte Valon Berisha ai i cili i la një koment inkurajues.

    “Bravo vllaqko <3”, i ka komentuar ai yllit vushtrrias. Ndryshe, Miloti dhe Valoni janë shokë shumë të ngushtë.

    Leart Paqarada i ka lënë një koment interesant atij.

    “Po menxi ma se boll pauzove”, i ka thënë ai me shaka.

    Në anën tjetër, Albert Bunjaku i ka komentuar vetëm me disa emoji të raketës, ashtu siç edhe e ka marrë nofkën Rashica.

    Komente tjera kanë lënë edhe Lirim Kastrati, Ismet Munishi dhe klubi i tij Werder./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!