Kosova është mposhtur për herë të parë pas dy viteve, pasi humbi ndaj ‘Tre Luanëve’ të Anglisë me rezultat 5:3.
Në fakt, Kosova e nisi mjaft mirë takimin pasi kaloi në epërsi pas vetëm 50 sekondave lojë me anë të Valon Berishës, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, e shpejtë ishte kundërpërgjigjja e ‘Tre Luanëve’ të cilët barazuan me anë të Sterling në minutën e 8 të ndeshjes.
Ky ishte goli që shënoi Sterling:
Këtu filloi të merrte teposhtëzen gjithçka për Kosovës, pasi Anglia shfryu mllefin edhe me 4 gola të tjerë brenda pjesës së parë.
Harry Kanë shënoi në minutën e 19-të të ndeshjes pas një asisti të Raheem Sterling.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Mërgim Vojvoda u përkujdes që t’ia shënonte një gol vetes në minutën e 38-të të ndeshjes.
Jadon Sancho me një dopietë brenda 2 minutave mbylli shifrat në pjesën e parë me rezultat 5:1.
Me të filluar pjesa e dytë, Valon Berisha shfrytëzoi një asist të mrekullueshëm nga Vedat Muriqi për ta zbutur disavantazhin.
Në minutën e 55-të, Vedat Muriqi shënoi nga penalltia të cilën e fitoi vet dhe i jepi shpresë Kosovës, por e cila deri në fund nuk arriti të shënonte më.
Anglia kishte edhe dy raste të sigurta, një me Harry Kane nga penalltia dhe një me Sterling i cili goditi shtyllën pas devijimit të Aro Muric.
Kujtojmë që ka kohë të gjatë që askush nuk i ka shënuar tre gola Anglisë, e sidomos jo në ishull.
Ndryshe, pas kësaj humbjeje, Kosova gjendet në pozitën e tretë me 8 pikë të tubuara pasi Republika Çeke shënoi fitore 0:3 ndaj Malit të Zi dhe kështu grumbullon plotë 9 pikë./Reporteri.net/