×
  • Sport
  • Sport

    Paul Scholes zbulon se pse Lampard po dështon me Chelsean

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 11:23

    Legjenda e Manchester United , Paul Scholes këmbëngul se Frank Lampard duhet të ndryshojë shumë gjëra tek skuadra e tij.


    Ish-mesfushori i Man United, thotë se Chelsea po luajnë vërtetë mirë, por në fund po e pësojnë me humbje, e për këtë tekniku, Lampard duhet të bëjë diçka, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo do të jetë zhgënjyese për të, unë mendoj se ai ka cilësi në ekipin e tij, por Lampardit i mungon diçka.

    “Atij përfundimisht i mungon diçka. Ata zhvilluan ndeshjen me Manchester United, të gjithë thanë se Chelsea ishte skuadra më e mirë, luajti vërtet mirë, u mposhtën 4-0.

    “Luajti kundër Liverpoolit, luajti në rregull nuk mendoj se ata kishin ndonjë gjë të shkëlqyeshme kundër ‘The Reds’, përsëri u mundën.

    “Luajtën kundër Manchester City-t , të gjithë thanë se Lampard ka ekipin më të mirë, ata ishin me të vërtetë të mirë, ata luajtën mirë, ata e kanë humbur ndeshjen. Tani ai duhet të gjejë një mënyrë për ta ndryshuar atë.

    “Unë mendoj se mbrojtja e Chelseas është në rregull, por më duken pak nervoz në top, gjë që mund të krijojë nerva në të gjithë ekipin”, përfundoi Scholes.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!