×
  • Sport
  • Sport

    Pavarësisht refuzimit të Contes, Paratici do bashkohet me Tottenhamin

    Reporteri
    05 Qershor 2021 | 8:45

    Fabio Paratici do të jetë Drejtori i ri sportiv i Tottenham Hotspur.


    Paratici u i dha lamtumirën Juventusit mbrëmë në një konferencë për shtyp me presidentin Andrea Agnelli ku i falënderoi të gjithë për momentet e bukura dhe gjitha ato fitore që kishin arritur bashkë.

    Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, marrëveshja ndërmjet Fabio Paraticit dhe Tottenham Hotspur ka përfunduar dhe italiani do të bashkohet me “Spurs” pavarësisht se Antonio Conte nuk do të bashkohet me londinezët veriorë.

    Marrëveshja sipas Romanos do të përfundojë javën e ardhshme dhe Paratici do të ketë fuqinë të vendos edhe për menaxherin e ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!