Klubi i Pejës do ta nisë misionin e vështirë për mbrojtjen e titullit në basketboll.
Të dielën do të fillojë “Play-off” i Superligës.
Trepça si e para me 25 fitore e tri humbje dhe Peja e dyta me 19 fitore e nëntë humbje janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.
Mitrovicasit kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, derisa pejanët duan të mbrojnë titullin e kampionit.
Në çerekfinalen e parë do të ndeshen Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Therandasit që përfunduan në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje duan gjysmëfinalen, derisa përballë kanë prizrenasit që u renditën në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje.
Dueli tjetër çerekfinal është mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që u renditën në vendin e katërt, përkatësisht të pestë. Prishtinasit e përfunduan edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse kuqezinjtë me 13 fitore e 15 humbje.
Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa kampion shpallet skuadra me tri fitore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.