Legjenda e futbollit, Pele nuk është në gjendje të mirë.
Të martën ai u shtrua sërish në spital dhe gjendja vetëm sa është shkuar duke iu përkeqësuar.
Mjekët ia kanë ndaluar kimioterapinë, pasi që trupi i tij nuk po i përgjigjet, në luftën kundër kancerit të zorrëve.
Ai u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të martën, pasi kishte probleme me ënjtje të përgjithshme.
Pele është dërguar në kujdesin paliativ dhe nuk do t’i nënshtrohet testeve ose trajtimit invaziv.
Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose gjendje potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.