×
  • Sport
  • Sport

    Pensionohet sulmuesi argjentinas

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 18:40

    Ish-ylli i Napolit dhe Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, do të pensionohet nga futbolli profesionist në fund të këtij viti.


    Kontrata e sulmuesit argjentinas me Jebei China Fortune mbaron më 31 dhjetor, dhe do të jetë e fundit për të në futboll, pasi Lavezzi luajti ndeshjen e fundit për klubin para tifozëve të mërkurën.

    Tifozët e nderuan Lavezzin me një baner me mbishkrimin: “Legjendat nuk vdesin kurrë, nuk ato do të harrohen kurrë”.

    Sulmuesi, i cili i mbushi 34 vjet në maj, njihet më së miri për kohën e tij me Napolin nga viti 2008 deri më 2013.

    Ai e ka fituar titullin e ligës në Francë me PSG-në, ndërsa i ka shënuar nëntë gola në 51 ndeshje për Kombëtaren e Argjentinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!