×
  • Sport
  • Sport

    Pep Guardiola shpallet trajneri i vitit në Angli

    Reporteri
    05 Qershor 2021 | 22:01

    Pas çmimit të lojtarit të vitit, edhe çmimi për trajnerin e vitit ka shkuar tek Manchester City.


    Trajneri spanjoll Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit 2020-2021 në Premier League, pasi ishte ai që udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit.

    Tekniku deri tani numëron tre tituj të Premier League në një periudhë prej katër vitesh, duke e konfirmuar përsëri faktin, që mbetet ndër trajnerët më të mirë në qarkullim.

    Pavarësisht se Guardiola arriti që të shpallet përsëri kampion i Anglisë dhe të fitojë për të katërtën herë radhazi Kupën e Carabaos, spanjolli nuk arriti të bënte të veten finalen e Ligës së Kampionëve përballë skuadrës së Chelseas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!