Pepe mund të shihet si një nga futbollistët më të ashpër sot, por mbrojtësi veteran ka fjetur në shtratin e nënës së tij deri në moshën 17-vjeçare.
Edhe pse ai ishte zhvilluar fizikisht, Pepe ende kërkonte një sasi të madhe dashurie dhe vëmendje nga mamaja e tij.
“Deri sa erdha në Portugali, në moshën 17 vjeçare, kam fjetur me nënën time, kështu që imagjinoni se si ishte”, tha Pepe duke qeshur.
“Unë isha tashmë i madh dhe flija me prindërit e mi, kështu që imagjinoj se babait nuk i pëlqente të më kishte atje”.
Edhe pse ai ka përfaqësuar Portugalinë në 123 ndeshje, Pepe u rrit në Brazil dhe u zhvendos në për të çuar më tej karrierën e tij futbollistike në adoleshencë të vonë, shkruan Sport Bible, transmeton Klankosova.tv.
Ishte në Real Madrid ku ai fitoi reputacionin e tij si një mbrojtës i ashpër, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe tri Liga të Kampionëve në 334 ndeshje në nëntë sezone.
Qendërmbrojtësi ka marrë 167 kartonë të verdhë dhe 12 të kuq për klubin dhe vendin.
Por edhe me gjithë këtë, si shumë prej nesh, ai kishte nevojë të ishte ende në krahët e nënës së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.