×
  • Sport
  • Sport

    Pepe paralajmëron Liverpoolin: “Këtë vit do ta fitoj për herë të katërt Ligën e Kampionëve”

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 19:05

    Pasi ka fituar Ligën e Kampionëve tre herë me Real Madridin, mbrojtësi portugez Pepe, beson se ekipi që trajneri i tij ka bërë, është në gjendje ta bëjë atë që e ka bërë Jose Mourinho në sezonin 2003/04.


    Porto kanë ri-stabilizuar vetën si ekipi më i fortë në futbollin Portugez pas disa vitesh të vështira për shkak të problemeve financiare, shkruan Reporteri.net

    “Unë kam fituar Ligën e Kampionëve tre herë dhe këtë sezon do ta fitoj të katërtin, me dëshirën e Zotit,” ka shpjeguar Pepe në një intervistë për UEFA.com

    “Ne e dijmë se do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi të fortë si Liverpool, të cilët luajnë perfekt në profilin e trajnerit të tyre. Ne luftojmë për gjithçka”, ka thënë Pepe i cili nuk i trembet Liverpoolit.

    Kujtojmë që Liverpooli luan sot në “Anfield” ndaj portugezëve, me fillim nga ora 21:00./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!