Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli arriti që mbrëmë ta shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Drenasi arriti një rikthim senzacional ndaj ekipit Santa Coloma, duke përmbysur rezultatin 2-1, madje duke qenë edhe në disavantazh numerik në fushë, shkruan Reporteri.net
Padyshim që kësaj fitore historike iu gëzuan të gjithë shqiptarët pa dallim, por një tifoz nga Drenasi iu gëzua më shumë pasi pati dy arsye për festë.
Ilir Krasniqi, i cili është balerin i Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, dje festoi ditëlindjen e tij, madje e festoi me shumë stil, duke parë ekipin e tij të zemrës duke bërë një rikthim historik.
Krasniqi është tifoz i zjarrtë i Feronikelit, i cili e ka mbështetur skuadrën e tij të vendlindjes që nga fëmijëria.
Anipse me profesion balerin, ‘Tigri i Zi’ nga Drenasi gjenë gjithmonë kohë që ta mbështesë skuadrën e tij, skuadër kjo që vitet e fundit po e dominon futbollin e Kosovës.
Ndryshe, pas këtij cikli preliminar, skuadra e Feronikelit pritet të përballet me skuadrën e New Saints, e cila vitin e kaluar ishte mposhtur me lehtësi nga Shkëndija e Tetovës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.