Real Madridi ka qenë mjaftë i heshtur në këtë afat kalimtar veror.
Përveç largimeve që kanë bërë në këtë afat, asnjë prurje e re në Santiago Bernabeu nuk është realizuar.
Duket se Zinedine Zidane është i kënaqur me lojtarë që i posedon në skuadër, andaj në këtë verë vetëm ka rimbursuar nga shitja dhe huazimi i lojtarëve.
Për herë të parë që nga vitit 1980 nuk kishte ndodhur që Real Madridi mos të transferonte asnjë lojtar.
Skuadra spanjolle ka synimin që të transferojë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain, andaj atyre u duhen të ardhura të majme për të marrë francezin.
Duket se klubi mbretëror po tenton që në verën e vitit të ardhshëm të transferojë fituesin e Kupës së Botës, duke krijuar më shumë mjetet financiare.
Në total nga Real Madridi janë larguar 15 lojtarë, disa në formë huazimi e disa prej tyre janë shitur përfundimisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.