Për shkak të shëndetit të tij – Juventusi merr masa të veçanta për Sarrin

Krerët e Juventusit kanë marrë masa të veçanta për të mbrojtur trajnerin Maurizio Sarri, pasi koronavirusi po vazhdon të përhapet nëpër botë.


Dy lojtarë të klubit kampion të Italisë – Blaise Matuidi e Daniele Rugani – kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 , ndërsa 121 lojtaër, anëtarë të stafit dhe zyrtarë të klubit kanë qenë në vetëizolim këtë javë.

Ndonëse Sarri ka dal negativ edhe pas testit të dytë, ai është në rrezik serioz për shkak se pi duhan shumë.

Kjo nënkupton se trajneri italian është në listën e personave më të rrezikuar.

Sarri, sipas raportimeve, pi deri në 60 cigare në ditë dhe po ashtu ka vuajtur nga pneumonia në fillim të stinorit 2019-20.

Kjo sëmundje, që i ka shkaktuar shumë frikë atij për shëndetin, ia pamundësoi të derjtonte klubin nga gushti deri në fillim të shtatorit.

Me ndihmën e stafit mjekësor të Juventusit, ai ishte në gjendje të bënte rikuperimin e plotë dhe vazhdon të marrë këshilla nga stafi i njëjtë në lidhje me koronavirusin.

Shoku i ngushtë i Sarrit, Aurelio Virgili, që e ka njohur trajnerin italian për më tepër se 20 vjet dhe ka punuar me të, kur Sarri ishte bankier në Arezzo, ka zbuluar se ka folur me trajnerin në ditët e fundit.

“Unë kam folur me të para tre ditëve. Ai është në frymë pozitive. I mungon jeta e përditshme dhe i mungon fusha stërvitore. Është në gjakun e tij. Por, siç është situata për të gjithë, ai është duke u koncentruar në punën që mund të bësh në shtëpi. Ai po shikon ndeshjet, seancat stërvitore dhe po studion të dhënat e lojtarëve. Ai është si makinë. Si shembull, nëse e pyesni se sa kilometra i ka vrapuar Juan Cuadrado në ndeshjet kundër Interit, ai do të thoshte saktësisht se sa ka vrapuar”, ka thënë Virgili për “Tuttosport”.

Virgili po ashtu ka shpjeguar se si Sarri, që është izoluar në Torino, nuk është i vetëm dhe ai është në kontakt nga larg edhe me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Me të është Enrico, një shok i vjetër nga Figline që ka qenë i afërt me të gjithë jetën. E po ashtu edhe qeni i tij, Ciro. Maurizio shikon shumë futboll, por pos kësaj ai është njeri me shumë kulturë dhe lexon shumë. Ai po ashtu tallet me Guardiolan nëpërmjet telefonit për spekulimet për transferime të lojtarëve në verë”, ka thënë Virgili.