×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Përçarje te Liverpooli, yllin e skuadrës e lëshojnë nervat gjatë inkuadrimit të Shaqirit

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 20:26

    Sadio Mane ka shpërthyer në britma e gjeste të tjera në momentin e parë që u zëvendësua.


    Ylli senegalez si duket ka qenë i frustruar me egoizmin e egjiptianit Mo Salah, i cili nuk i ka pasuar topin atij në dy raste mjaft të volitshme, shkruan Reporteri.net

    Krejt kjo ka ndikuar që Sadio Manen ta lëshojnë nervat dhe të shpërthejë në bankën rezervë kur ai u zëvendësua nga Divock Origi ndërsa Bobby Firmino lëshoi vendin për Xherdan Shaqirin. Pra, minutat e para të Shaqirit nuk shkuan ashtu si kishte planifikuar.

    Ai ka folur me tonë të lartë edhe me trajnerin Jurgen Klopp i cili vetëm i ka kthyer shpinën.

    Por, padyshim që kjo tregon karakterin fitues dhe garues të Manes i cili dëshiron që me çdo kusht Premierligën ta qojë në ‘Anfield’.

    Ndryshe, Liverpooli mposhti Burnleyn me rezultat të pastër 0:3 me golat e Mane, Firmino dhe një autogol./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!