Pesidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur edhe disa nga planet e klubit lidhur me afatin e ardhshëm veror.
Perez konfirmoi që Cristiano Ronaldo nuk do rikthehet, derisa foli edhe për yjet si Sergio Ramos, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, përcjellë lajmi.net.
“Cristiano Ronaldo nuk rikthehet te Real Madrid. Nuk ka kuptim, ai ka kontratë me Juventusin”.
“Tifozët gjithmonë me kërkojnë blerjen e Mbappe. Përgjigja ime? Mos u shqetësoni, e vërteta është se është lojtar i mirë. Nuk kam biseduar asnjëherë me Mbappe, nuk e di çfarë do ndodh me kontratën e tij me PSG-në”.
“E dua Sergio Ramosin, por jemi në situatë të keqe financiare. Askush nuk jep para në klub. A do largohet? Nuk e thashë këtë, shumë gjëra mund të ndodhin. Do mendojmë në fund të edicionit”.
“Vinicius Junior është i paprekshëm. Nuk largohet nga Real Madrid dhe nëse PSG e kërkon (në marrëveshjen e Mbappe)”.
“Zidane është i lumtur. Kontrata është këtu, do shohim çfarë do ndodh në fund të sezonit. Jose Mourinho? Në tri vite Jose na ka ndihmuar shumë, duhet ta falënderojmë gjithashtu”.
“Babai i Haaland na ka vizituar në stërvitje. Të gjithë kanë reagimin e njëjtë, asnjëherë nuk kanë parë kështu. Haaland dhe Mbappe janë lojtarë të shkëlqyer, por çfarë Messi dhe CR7 kanë bërë është e jashtëzakonshme”, përfundoi ai.
Perez gjithashtu njoftoi se vetëm në dy ditë pandemi, Real Madrid ka humbur 400 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.