×
  • Sport
  • Sport

    Përfaqësimi i parë i Kosovës me flamurin shtetëror në garat ndërkombëtare

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 8:06

    Më 24 shkurt 2008, Kosova për herë të parë u përfaqësua me flamurin e saj shtetëror në një garë zyrtare ndërkombëtare, në Kampionatin Botëror të ekipeve të Pingpongut, që u mbajt në Kinë.


    Kjo garë zgjati deri më 2 mars të atij viti.

    Përfaqësuesit e Kosovës në garën e meshkujve në këtë botëror ishin Besart Domaniku, Betim Sejdiu e Jeton Beqiri, ndërkaq në atë të femrave ishin Besire Domaniku, Arjeta Terstena e Blera Abazi.

    Para nisjes ky ekip u prit nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, nga i cili mori dhe flamurin shtetëror të Kosovës, i cili është renditur në mes flamujve të 150 shteteve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Pingpongut në Kinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!