×
  • Sport
  • Sport

    Përfaqësuesja e Kosovës ndryshon dy kundërshtarët për takimet miqësore të qershorit

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 16:31

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë ndryshuar dy rivalët për ndeshjet miqësore që i zhvillon në muajin qershor.


    Shtëpia e futbollit kosovar bëri të ditur se miqësorja me Kazakistanin është anuluar për shkak se qeveria e këtij vendi nuk e ka lejuar skuadrën të udhëtojë për në Prishtinë.

    Edhe miqësorja e Komorosit është anuluar, shkaku që Turqia nuk lejon futjen e këtij vendi në shtetin e tyre, pasi e ka në listë të kuqe për masat antiCOVID.

    Njoftimi i plotë nga FFK dhe me cilat skuadra janë zëvendësuar:

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkak që Qeveria e Kazakistanit nuk e ka lejuar Kombëtaren e këtij vendi të udhëtojë në Kosovë, ndeshja miqësore e paraparë për t’u zhvilluar më 4 qershor në Prishtinë, Kosovë-Kazakistan është anuluar, derisa në këtë datë Dardanët do të luajnë miqësore me Maltën në Austri. Ndërkohë, miqësorja tjetër e paraparë për t’u zhvilluar në Antalia më 8 qershor kundër Komorosit, do të zëvendësohet me Guinenë, pasi Komorosi për shkak të restrikcioneve për hyrje në Turqi si pasojë e Covid-19, e ka të pamundur të udhëtojë në këtë datë në Antalia.

    Të rikujtojmë se Dardanët gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër miqësore. Fillimisht më 1 qershor do të përballen me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!