Kanë përfunduar ndeshjet e sontme të Ligës së Kampionëve, ku favoritët nuk kanë lëshuar pikë
Interi e mposhti Dortmundin me rezultat 2-0 në kryendeshjen e mbrëmjes me golat të shënuar në këtë takim nga Lautaro Martinez dhe Antonio Candreva, shkruan Reporteri.net
⚫️? Lautaro Martínez again!#UCL pic.twitter.com/0yLyBARahu
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 23, 2019
Ndeshja tjetër e këtij grupi, ndërmjet Slavia Pragës dhe Barcelonës përfundoi 2-1 në të mirë spanjollëve. Leo Messi hapi llogarinë e golave në këtë takim në minutën e dytë, para se Boril të barazonte në 1-1 në të 50-tën minutë. Olayinka shënoi autogol për t’ia siguruar tre pikë të radhës Barçës.
HALFTIME in Prague!
Barça up 1-0!
⚽ #Messi (3′)
?? #ForçaBarça #SlaviaBarça pic.twitter.com/hYocourBH7
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 23, 2019
Kampioni i Evropës, Liverpooli fitoi pa ndonjë problem ndaj Genkut me rezultat 4-0. Dy golat për ‘Të Kuqtë’ i shënoi Chamberlain dhe nga një Sadio Mane e Mo Salah.
Më poshtë i keni të gjitha rezultatet nga takimet e sontme:
Ajax-Chelsea 0-1
Leipzig-Zenit 2-1
Benfica-Lyon 2-1
Genk-Liverpool 1-4
Inter-Dortmund 2-0
Lille-Valencia 1-1
Salzburg-Napoli 2-3
Slavia Prague-Barcelona 1-2./Reporteri.net