×
  • Sport
  • Sport

    Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve: Fitore të lehta për Barçën, Juven dhe Chelsean – Befasohet PSG-ja

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 22:53

    Kanë përfunduar 6 ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve që filluan nga ora 21:00


    Barcelona e ka mposhtur Dynamo Kievin me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin G, shkruan Reporteri.net


    Messi 5′ dhe Pique 65′ shënuan për katalunasit, derisa për ukrainasit realizoi Tsygankov 75′.

    Në ndeshjet tjetër të këtij grupi Juventusi e mposhti Ferncvarosin në Hungari me rezultat 4-1. Golat në këtë takim për ‘Zonjën e Vjetër’ u shënuan nga Alvaro Morata 7′, 60′ dhe Dybala 73′, 81′, për vendasit realizoi Boli 90′.

    Chelsea pa ndonjë vështirësi e mposhti Rennesin me rezultat 3-0, me golat e Werner 10′, 41′ dhe Abraham 50′.

    Befasia e mbrëmjes ishte PSG-ja, e cila u mposhtë me rezultat 2-1 nga Leipzigu në ndeshjen që u zhvillua në Gjermani.

    Më poshtë keni të gjitha rezultatet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!