×
  • Sport
  • Sport

    Përfundojnë ndeshjet e xhiros së fundit në Superligë, këto janë rezultatet

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 17:22

    Kanë përfunduar pesë ndeshjet e xhiros së fundit në elitën e futbollit kosovar.


    Kampionia e re e Kosovës, Prishtina ka pësuar disfatë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2-5 nga Ballkani, duke e mbyllur sezonin në venin e parë me 78 pikë, kurse Ballkani pavarësisht fitores ka mbetur pa dalje në Evropë edhe këtë vit, pasi ka përfunduar në pozitën e tretë me 74 pikë.

    Drita e ka siguruar daljen në Evropë, pasi e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-0 dhe e ka dërguar ekipin nga Lipjani në Ligën e Parë.

    ‘Bardhekaltërit’ e kanë mbyllur edicionin në vendin e dytë me 76 pikë, kurse Arbëria ka mbetur e 9-ta me 40 sosh dhe në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.

    Trepça’ 89 e ka mposhtur Drenicën me rezultat 2-1 dhe i ka shpëtuar renjes nga Superliga, por ka mbetur në zonën e barazhit, pasi ka përfunduar e teta me 42 pikë, kurse Drenica e ka mbyllur sezonin në vendin e gjashtë me 42 sosh.

    Feronikeli ka luajtur baras 1-1 në udhëtim te Llapi dhe ka përfunduar në vendin e shtatë me 42 pikë, duke i shpëtuar barazhit, kurse Llapi e ka mbyllur këtë edicion në pozitën e pestë me 43 pikë.

    Besa e Pejës edhe pse e renë moti nga Superliga, ka arritur ta mposhtë Gjilanin me shifrat 1-0.

    Pejanët e kanë mbyllur sezonin të fundit me 15 pikë, kurse gjilanasit të katërtit me 48 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!